| |
Te nderuar vizitorë të web faqes së AKKM-se, te respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë , dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për Ju .
Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM) nuk është vetëm një institucion qeveritar, por një vend ku ju mund të gjeni shumë informata për mjedisin e Kosovës dhe mund t'i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet tuaja për mbrojtjen e mjedisit. Ne hartojmë koncepte dhe propozime profesionale lidhur me kornizën e të dhënave për mjedisin dhe i propozojmë MMPH-së dhe ministrive tjera ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes. Te ne mund të këshillohen gjithashtu edhe institucionet tjera shtetërore, komunale dhe private. AKMM krijon dhe ofron mbështetje shkencore dhe profesionale për politikat mjedisore të vendit. AKMM përcjell zhvillimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe seminare ndërkombëtare. Ne informojmë publikun në vazhdimësi për gjendjen e mjedisit dhe pasojat. Stafi i agjencisë është i përgatitur profesionalisht dhe me shkollim të lartë, disa ndjekin studimet pasuniversitare kurse, një pjesë tjetër ka edhe grada shkencore.
Ejani njoftohuni me ne, shfrytëzoni njohuritë dhe përvojat tona dhe shërbehuni me informacionet që kemi në dispozicion.
Ilir Morina, Kryeshef i AKMM-së

U promovua Raporti për Gjendjen e Mjedisit
12.09.2008
Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, ka promovuar Raportin për Gjendjen e Mjedisit . Raporti, botimi i të cilit është mbështetur nga GTZ-ja, është Raporti i parë zyrtarë i MMPH-së, për gjendjen e mjedisit dhe përmban të dhëna për periudhën 2006-2007.
Ministri i MMPH-së, z. Mahir Yagcilar, në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast tha ndër të tjera: “Sot po promovojmë një dokument që synon t'ju informojë për gjendjen reale të mjedisit në Kosovë. Mirëpo qëllimi i tij nuk është vetëm informimi për gjendjen e mjedisit, por përmes tij paraqitet edhe angazhimi i institucioneve qeveritare dhe joqeveritare në zgjedhjen e politikave adekuate mjedisore dhe në përmirësimin e gjendjes së mjedisit”. Duke falëndëruar të gjithë ata që kanë kontribuar për hartimin e këtij Raporti ministri Yagcilar, përfundoi: “Shpresojmë që ky raport do të jetë një kontribut i vlefshëm në avancimin, përmirësimin dhe përshpejtimin e zgjidhjes së çështjeve të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë”. Kryeshefi i AKMM-së, Ilir Morina, prezantoi para të pranishmëve përmbajtjen e Raportit dhe disa të dhëna kryesore që dalin nga ky Raport. Në promovim ishin të pranishëm përfaqësuesit e shumicës së institucioneve që kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e këtij Raporti përmes ofrimit të të dhënave të nevojshme.
Me gjerësisht...
|
|